Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin për sigurimin e dhe të një mandati në krye të Turqisë, përcjell TV21.
Ka shprehur bindjen se do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
“Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.
I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.
Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit”, thuhet në urimin e Ahmetit.
