Sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Ambasadorin Daniel Baer – nga përfaqësia e përhershme e delegacionit të SHBA pranë OSBE së së bashku me disa ambasadorë të shteteve të ndryshme të përfaq♪7suara në OSB. Ambasadorët e vendeve mike shfaqën interes për situatën aktuale në vend dhe krizën politike pas shpalosjes së përgjimeve nga ana e opozitës.
Ambasadorët shprehën gatishmëri ta ndihmojnë Maqedoninë në tejkalimin e krizës, por edhe rikthimin e fokusit në integrimin EuroAtlantik të vendit tonë, transmeton zhurnaali.
Monitorimi nga Brukseli i procesit gjyqësor dhe lehtësimi ndërkombëtar i dialogut politik midis partive politike në vend është rruga e duhur për ta përfunduar këtë krizë politike dhe BDI nuk paragjykon asnjë zgjidhje që duhet të jetë produkt i konsensusit midis partive.
“Unë e njoh Evropën me kufij dhe pa kufij, e njoh të ndarë me gjëmba dhe të bashkuar si një, edhe unë jam Evropë dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendin tim dhe vendet e rajonit të Ballkanit perendimor.” theksoi Kryetari Ahmeti.
