BE-ja kërkon përshpejtimin e zgjerimit! Kosta dhe Von der Leyen: Më pak burokraci, më shumë efikasitet

TË FUNDIT

Pas samitit në Tivat, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp theksuan se propozimi franko-gjerman për riorganizimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk do ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 “Kjo do të thotë se si nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga ana e vendeve kandidate, të gjithë duhet të punojmë më shpejt dhe ky është përkushtimi ynë. Nga ana tjetër, po përpiqemi të thjeshtojmë procedurën burokratike të të gjithë këtij procesi. Është shumë pozitive që po qarkullojnë disa propozime me qëllim eliminimin e burokracisë”, tha Antonio Kosta – president i Këshillit Evropian.

 “Sistemi i meritave mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare. Ky është themeli. Tani ne kërkojmë propozime dhe qëllimi i këtyre propozimeve është të përmirësojnë procesin dhe kjo është më se e mirëpritur. Vija bazë është sistemi i meritave dhe në këtë mënyrë do të ecim më shpejt dhe më me efikasitet”, pohoi Ursula Fon der Lajen – presidente e Komisionit Evropian.