Kryetar i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar se Këshilli Komunal ka miratuar vendimin me të cilin çdo nxënës që regjistrohet në klasë të parë në komunën e Tetovës, do të marrë vauçer prej 100 eurove, përcjell TV21. Kasami tha se qëllimi është që të ndihmohen familjet në shpenzimet që kanë gjatë procesit të arsimimit.
“Filloristët e rinj do të marrin vauçerë prej 100 euro në kundërvlerë në denarë . Subvencionimi do të vlejë për nxënësit që do të regjistrohen deri më 20 qershor, ndërsa vauçerët do të shpërndahen në fillim të muajit korrik të këtij viti”, tha Kasami.
