Ahmeti: E duan apo jo, nuk duhet të ketë kufij mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

TË FUNDIT

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti po qëndron sonte në Kumanovë.

Ka folur për angazhimin e partisë së integristëve për siç thotë, kthimin e dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Mes të tjerash, tha se dominimi i Kumanovës nga Shqiptarët, i Çairit, i Kërçovës, dhe kthimi i të drejtave të shqiptarëve në Prilep, është si rezultat i zgjedhjes së arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë, marrëveshjen paqësore”, tha mes tjerash Ahmeti.

Më tej Ahmeti tha:

“e jemi shqiptarë, ne padrejtësisht na kanë ndarë. Këtë e kam thënë publikisht. Kur jemi organizuar, jemi organizuar për t’u bashkuar, por në vitet e ’90 padrejtësisht na kanë ndarë”.

Ai shtoi se “duan apo nuk duan të tjerët”, kufij mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë.

“Kufij shqiptaro – shqiptaro nuk duhet të ketë. Siç nuk ka në Gjermani, nuk duhet të ketë as me Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe as mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë”, tha Ahmeti.