Ahmeti dekretoi Nezirin për Shef të Shtabit të BDI-së

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e dekretoi Shefin e Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri, për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit 2016.

Me këtë edhe ka filluar promovimi i Shtabeve zgjedhore të BDI-së. Ajo mban moton “Fillojmë”, ndërsa po vërehet prani e madhe e zyrtarëve dhe aktivistëve të kësaj partie.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të BDI-së Bekim Neziri me të marrë këtë detyrë nga ana e kreut të BDI-së Ali Ahmeti tha se pranon parimet dhe vendimet që iu dorëzua solemnisht.

“Unë nuk do ju zhgënjej në punën time… Ali Ahmeti dhe BDI kanë kapacitet të përballen më situatën aktuale. Ne në BDI kemi iniciativa, jemi të hapur për ide, kemi një rini mirë të organizuar që e trason të ardhmen e partisë. Shenja mbetet transparenca. Ne do të flasim por edhe do të dëgjojmë. Do e ruajmë unitetin dhe avancojmë harmoninë brenda anëtarësisë”, ka thënë Neziri.

Sipas tij, Shtabet zgjedhore numërojnë 15 mijë aktivistë të gatshëm të marrin mbi supe sfidën e radhës me fitore plebishitare më datën 24 prill 2016.