Shqiptarë, maqedonas e të gjithë etnitë E tjera të bëhemi bashkë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Kështu nga Vrapçishti bëri thirrje kreu i integristëve Ali Ahmeti, duke theksuar se duhet unifikim për politikat në vend dhe të krijimi i një fronti të përbashkët europian.
“Ejani ta bëjmë frontin unik, gjithë shqiptarët bashkë, t’i thërrasim komunitetin maqedonas bashkë, nëse mund të bëhemi bashkë duhet sepse bashkë e çojmë në BE dhe unë jam që të gjithë bashkë të bëhemi t’i lëmë imtësitë dhe ta anëtarësojmë vendin në BE”, pohoi tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti shtoi se për frontin europian edhe partitë shqiptare duhet t’i lënë anash inatet politike.
“Nuk duhet të kapemi se çfarë ka ndodhur para 20 viteve, 15 viteve ose 10 viteve se bashkë nuk mund të bëhesh sepse kapesh për gjëra emocionale, kapesh për gjëra ngatërrestarë që nuk e favorizojnë të ardhmen”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Për pakënaqësitë që shpreh grupi i zjarrit për punën e Qeverisë, Talat Xhaferi kërkoi nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi që të thirren në përgjegjësi ats që janë të pakënaqur, duke aluduar në zv/ministrin e Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili e mbështet grupin e zjarrit.
“Artanit dua t’i them që shumë pakënaqësi janë shprehur për punën e Qeverisë, më e keqja është që anëtar i Qeverisë shpreh mospajtim me punën e vet, kështu që mendoj si zëvendëskryeministër i parë e ke të gjithë të drejtën dhe autoritetin që për ata që si kanë bërë punët e veta në Qeveri, me i marrë në përgjegjësi se atë obligim e ke prej këtyre njerëzve këtu”, tha Talat Xhaferi, anëtar i kryesisë së BDI-së.
Ahmeti me ministrat vazhdon takimet sonte në Çellopek të komunës së Bërvenicës, ndërsa grupi i zjarrit do të takohet me banorët e Gostivarit.
