Agjencia evropiane për ilaçe cak i një sulmi kibernetik, kishin qasje në dokumentet për vaksinën e Fajzer/Biontek për Kovid-19

TË FUNDIT

Dokumentet në lidhje me kërkesën për aprovimin e vaksinës së “Fajzer/Biontek” kundër Kovid-19 ishin sulmuar gjatë një sulmi kibernetik ndaj Agjencisë Evropiane për Ilaçe, njoftoi Fajzer.

“Është me rëndësi të theksohet se as sistemi i Bontek, e as i Fajzer nuk ishin dëmtuar gjatë atij incidenti, por nuk e dimë se cilat të dhëna personale janë sulmuar”, thuhet në kumtesën e Fajzer.

Presim shumë informacione për hetimin në EMA dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate dhe në përputhje me të drejtën evropiane, shtohet në kumtesë.

“Duke i marrë parasysh mendimet kyçe për shëndetin publik dhe rëndësinë e transparencës, ne do të vazhdojmë të japin informacione të qarta për të gjitha aspektet e zhvillimit të vaksinave dhe procesit rregullator”, shtohet në kumtesë