Të gjithë pasagjerët u evakuuan
Një aeroplan me 143 persona të premten mbrëma, devijoi nga pista dhe u zhyt në lumë afër aeroportit “Naval” në Florida.
Mënjëherë pas kësaj ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes.
Miami Air Boeing 737 po kthehej nga Guantanamo Bay, kur përfundoi në lumin St. Johns pas uljes së dështuar, që ndodhi pak pas orës 21:30.
Aeroplani nuk ishte zhytur plotësisht në ujë dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Sipas mediave raportohet se dy persona u trajtuan për lëndime të lehta.
Aeroplani mbante personel ushtarak, transmeton rtv21.tv
Kryetari i Bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry i mbajti qytetarët të informuar lidhur me situatën ndërsa zbuloi se Shtëpia e Bardhë ka thirrur të ofrojë ndihmë.
Aeroplani 18-vjeçar Miami Air International pësoi dëme minimale.
Shkaku i uljes së dështuar do të hetohet./21Media
