Siç mësohet, aeroplani i komisarit Han niset në 5 e 20 të mëngjesit, kështu që mbetet edhe pak kohë për negociatat që po vazhdojnë akoma në këto orë të vona.
Edhe pas orës 3 të mëngjesit, eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore mbetet në bisedime me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe LSaDM-së. Problematike janë të gjitha çështjet, e sidomos përbërja e re e Qeverisë dhe zgjedhjet e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj.
Burime të TV 21 theksojnë se pas largimit të Thaçit dhe Ahmetit, edhe Gruevski dhe Zaevi kanë qenë të gatshëm për të braktisur mbledhjen, dhe se komisari Han i ka kthyer në të dalë nga shkallët e rezidencës.
