Në protestë sot dolën edhe punonjësit e administratës gjyqësore. Përpara godinës së Gjykatës Themelore Penale në Shkup kërkuan kthimin e shtesave në paga deri në 35% dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit për shërbimin gjyqësor. Protesta u organizua nga Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore të Maqedonisë dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore. Përfaqësuesit pyetën në protestë se si ka para për zyrtarët për rritje për 78% dhe për ne jo. Nëse kërkesa e tyre nuk pranohet paralajmërojnë protesta më të gjata dhe grevë të bardhë.
“Përveçse u refuzua kjo kërkesë, ishte sjell edhe vendim me çka refuzohen shtesat edhe për muajin maj 2023. Shprehim pakënaqësi ngaqë 90% e të punësuarve në shërbimin gjyqësor janë në skaj të ekzistencës. Paga mesatare e cila u jepet këtyre personave është 25 mijë denarë, përderisa shporta e një familje katëranëtarëshe për muajin maj është 50 mijë denarë”, tha Renata Gjorgievska, Shoqata e Administratës Gjyqësore.
“Si ndikoi rritja prej 78% për zyrtarët… sigurisht që as rritja e pagave të administratës nuk do të ndikojë në inflacionin e vendit. Këtu nuk ka arsyetim”, pohoi Jasmina Veliçkova – kryetare e Shërbimit Gjyqësor.
