Ademi: Nuk e mendoj datën e zgjedhjeve, duhet të punojmë për të përmirësuar cilësinë e arsimit

TË FUNDIT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, potencon se nuk e mendon datën e zgjedhjeve, por se duhet të punohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Ademi shtoi se duhet të punohet me intensitet të lartë për të pasur arsim cilësor.

“Unë nuk e mendoj datën e zgjedhjeve. Unë mendoj se deri në momentin e fundit duhet të punojmë me intensitet dhe dinamikë të lartë. Prandaj, për mua është e parëndësishme se a do të kemi zgjedhje apo jo në pozitën e ministrit të arsimit dhe shkencës. Për mua e rëndësishme është që deri në sekondat e fundit të bëj maksimumin për të përmirësuar cilësinë, për të bërë punë të mira dhe për të lënë punë të mira prapa vetës”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.