ADEMI DHE NUHIU NËN LLUPËN E ANTIKORRUPSIONIT, BAJRAMI: LËNDA EKZISTON, VENDIMI PAS SHQYRTIMIT

TË FUNDIT

Pas ankesës së inspektorit të arsimit Gjorgji Ilievski, Komisioni për Antikorrupsion do të hetojë se si janë avancuar tre funksionar publik në Universitetin e Tetovës.

Përveç ministrit të Arsimit Arbër Ademi, te Antikorrupsioni ka lëndë edhe për zëvendësministrin e brendshëm Agim Nuhiu dhe Safet Emrulit  Drejtor i Entit shtetërore për pronësi industriale.

Nuri Bajrami, nënkryetar i Komisionit Anti-Korrupsion tha se për Arbër Admin ka lëndë, por ende nuk është shqyrtuar.

“Po lëndë ka, por mediat këtë e kanë marrë vesh në një rast kur kryetarja është prononcuar se ka lëndë, por ajo ende nuk është shqyrtuar që do të thotë se kur do të veprohet tek atëherë do të shpalosen detaje se çfarë do të vendoset”, deklaroi Nuri Bajrami nga Anti-korrupsioni.

Por, Ministri Ademi thotë se nuk është kontaktuar nga asnjë institucion dhe nuk ka informacione për këtë. Ai i inkurajoi organet e drejtësisë që t’ i respektojnë procedurat ligjore.

“Avancimi im dhe procedura e avancimit është udhëhequr nga ana e Universitetit. Ju e dini se universitetet janë ata që publikojnë konkurse dhe shpallje për emërim dhe ri-emërim dhe në të cilin kandidatët e interesuar aplikojnë. Kështu që për çfarëdo procedure ne jemi këtu dhe i inkurajojmë organet të zbatojnë dhe t’i respektojnë procedurat ligjore”, u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Aleanca për Shqiptarët, ja rikujtoi “fshesën” kryeministrit Zaev dhe tha që të përdorë atë në MASH (komplet emri lexo)

“E përkujtojmë opinionin dhe kryeministrin Zaev me fshesën e tij, vallë a nuk është koha që me Ministrinë e Arsimit të udhëheqë një person që e njeh arsimin dhe politikat arsimore”, tha Rizvan Bela nga Departamenti i Arsimit pran Aleancës për SHqiptarët.

Ndryshe inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski pretendon se  tre funksionarët në mënyrë të paligjshme janë avancuar në profesionet e tyre arsimo-shkencore në Universitetin e Tetovës, përkatësisht, janë zgjedhur në pozita më të larta në periudhë derisa vendet e tyre në fakultetin ishin të ngrirë për shkak të kryerjes së funksionit publik.

Përgatiti: Mevludin Imeri