Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

TË FUNDIT

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviq ka vlerësuar se bashkëpunimi i vendit me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë kurrë më i mirë, por ka vend për përmirësim.

“Ne po shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ne nuk kemi pritur, kam shkuar në një vizitë zyrtare në Beograd menjëherë pas formimit të qeverisë”, u shpreh Abazoviq.

Ai tha se Mali i Zi duhet të emërojë një ambasador në Beograd sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ndjej se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Komunikimi ynë është shumë miqësor dhe korrekt dhe mendoj se do të reflektohet në qeverinë e re të Serbisë”, deklaroi Abazoviq.

Ai tha gjithashtu se po kërkonte që Mali i Zi të bëhej pjesë e Ballkanit të Hapur.

error: Content is protected !!