VIDEO/ Abazoviq feston fitoren në Ulqin dhe u thotë kundërshtarëve: Ejani festoni edhe ju

TË FUNDIT

Dritan Abazoviq është duke festuar fitoren në Komunën e Ulqinit.

Sipas tij, kandidati i partisë së tij, Omer Bajraktari do të jetë kryetar i ardhshëm i Ulqinit, transmeton TV21.

Thotë se Bajraktari ka arritur të sigurojë 43% të votave.

Koalicioni “Për një Fillim të Ri” me në krye Lëvizjen Qytetare “URA” të Dritan Abazoviqit, është duke udhëhequr me numrin e ulëseve të fituara për Kuvendin Komunal në Ulqin.

Ai ka ftuar edhe pjesëtarët e partive tjera kandidate për të festuar me ta.

“Fitore, fitore, fitore. Ejani festoni edhe ju, fitorja është edhe e juaja”, ka thënë Abazoviq,