Array

A u pajtuan Rama e Vuçiq!

Must Read

Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për...

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për...

Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

Më 26.09.2020 SPB - Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike - Prilep,...
- Advertisement -

Ballkani ka “pushtuar” dje selinë e Bashkimit Europian në Bruksel, pasi 6 kryeministrat morën pjesë në samitin e organizuar nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Në këtë tryezë ku në fokus ishte bashkëpunimi ekonomik ishte dhe delegacioni kosovar, i përfaqësuar nga Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Por e gjithë vëmendja ishte fokusuar te takimi ndërmjet dy kryeministrave, Edi Rama të Shqipërisë dhe Aleksandar Vuçiç të Serbisë. Kjo për faktin se mes dy shteteve ka pasur reagime të ndezura, e shkak për këtë u bë deklarata e Ramës mbi bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hedhur dhe idenë e skenarit klasik. Në takimin mes dy delegacioneve, ku Rama shoqërohej nga ministrat Haxhinasto dhe Ahmetaj folën për projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit, të cilat janë diskutuar edhe në samit. Të  dy kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko-Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri e Greqinë në jug të vendit tonë. Ndërsa mësohet se Serbia ka insistuar që t’i realizojë vetë këto investime. Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Rama është shprehur se ato janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi. “Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë së bashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”, ka nënvizuar Rama. Kryeministri Vuçiç shprehu mbështetjen e qeverisë serbe për projektet në fjalë dhe theksoi se “Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve”. Ndërsa mësohet se Vuçiç ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në maj në Tiranë për konferencën e SEECP-së.

 

- Advertisement -

Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e stufave të vjetra...

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës...

Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

Më 26.09.2020 SPB - Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike - Prilep, si më poshtë: E.E (28),...

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit erdhi pasi që disa ditë...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën 25 persona, bënë të ditur...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -