Bashkësia Fetare Islame ka nisur fushatën e muajit të Ramazanit, në kuadër të së cilit, me aktivitete të ndryshme synon t’i njoftojë myslimanët për mënyrën e agjërimit dhe për rëndësinë e këtij muaji të shenjtë, përcjell TV21.
Me anë të fotografive, përgjigjen edhe në pyetjet më të shpeshta që ndërlidhen me agjërimin.
Një e tillë është edhe se: “A prishet agjërimi nëse hamë ose pimë diçka me harresë?”.
Ja si përgjigjen:
“Ngrënia dhe pirja me harresë nuk e prish agjërimin. Nëse dikush ha ose pi me harresë dhe i kujtohet që është agjërueshëm, menjëherë duhet ta nxjerr nga goja atë që ka, të pastroj gojën dhe të vazhdoj agjërimin. Nëse pasi ti kujtohet që është agjërueshëm i zbret diçka në lukth, agjërimi i tij prishet”.

