A po sjell 'bereqet' shiu në Prishtinë ?

TË FUNDIT

Një tabelë orientuese e rrëzuar nga era e fortë, pellgje uji të krijuara në disa rrugë dhe mbi trotuare të qytetit, komunikacion i dendur, trafik urban që veç minutat “ligj” nuk i ka, njerëz që vrapojnë pa asgjë mbi kokë, dhe të tjerë që qetësisht zgjedhin ku shkelin, me ombrellë në dorë, një fontanë në sheshin kryesor të qytetit që punon pa ndalë në diell e në shi.Kjo është pamja që sot morri Prishtina.

Shiu për këtë qytet shpesh është miku i tij më i mërzitshëm. I sjell jo pak probleme. Me urgjencë tash e sa vite, këtij “metropoli” i duhet një trafik urban funksional, një polici që trafikun e drejton edhe kur ka mot të keq, një sistem i përsosur kanalizimesh, parkingje, etj.

Megjithatë thonë se shiu sjell bereqet, le ta mendojmë si të tillë edhe për kryeqytetin tonë.
Më poshtë ju sjellim foto dhe pamje të bëra nga fotoreporteri dhe kameramanët tanë, gjatë pasdites së sotme.

1

4

unnamed

unnamed (2)