A po bëhet Ohri një Vuhan i Maqedonisë? Festa të çmendura pa distancë e pa maska mbrojtëse

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Mbi ulëse e me ulëse në duar po zbaviten të rinjtë nëpër plazhet e Ohrit. Këto janë pamjet të cilat nëpërmjet videove dhe fotove po shpërndahen nëpër rrjetet sociale nga festat që po organizohen në plazhet e Ohrit. e kjo por ndodh gjatë kohës kur vendi çdo ditë regjistron numër treshifrorë të të infektuarve me Covid-19.

Nga videot dhe fotografitë shihet se nuk respektohen masat mbrojtëse, respektivisht nuk mbahet distancë e as maska. Ndërsa këtë gjendje kaotike mediat e cilësojnë si Vuhani i Maqedonisë.

- Advertisement -

Ndërkohë dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe alarmoi për gjendjen në plazhe. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se shumë shpejt shezlloni i plazhit mund të zëvendësohet me krevatin e spitalit.

“Ti je në pushime por virusi nuk është! Mbaj maskë mbrojtëse ose shall kur nuk mundesh të mbash distancë fizike. Të mbrohemi nga Covid-19, të respektojmë masat që të ndalojmë përhapjen e këtij virusi të paparashikueshëm. Të jemi të përgjegjshëm për më të afërmit e tanë rreth nesh”, theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

- Advertisement -

Ylber Kokale, ish i infektuar dhe mjek nga Dibra tha se disa ditë rresht ka qenë i pranishëm në plazhet në Ohër dhe Strugë dhe tha se ajo çfarë ka parë atje është jashtë çdo logjike për të mbrojtur nga Covid-19 . Ai shtoi se nuk është aq shumë te protokollet se sa te ajo që qytetarët e respektojnë distancën.

“Kam qenë prezent në qytetin e Strugës dhe Ohrit dhe ka qenë një masivitet i madh i popullatës, mos të shprehem gabimisht ndoshta nuk ishte centimetër bosh me njerëz e lëre më me makina ku parkohen, liqeni i stërmbushur me të rritur dhe fëmijë, protokolle nuk respektohen. Në vende turistike të them të drejtën ndoshta edhe aspak nuk respektohen, sepse ajo turmë e madhe të cilën me sytë e mi e pash dhe jo vetëm dje por edhe sot dhe gjatë gjithë javës shkaku i vikendit të zgjatur plazhet ishin të stërmbushura”, u shpreh Ylber Kokale, mjek.

- Advertisement -

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se brenda 24 orëve në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 359 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse, kurse gjendja me koronavirusin në vendin tonë rezulton se për momentin ka 3675 raste aktive me Covid-19, ndërsa gjithsej 497 persona kanë humbur jetën prej komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -