E PËRDITËSUAR: “Pucko Petrol” mohon se ka blerë “Beton Kompani”
Kompania e derivateve “Pucko Petrol” po bëhet gati që të ndërmerr kompaninë e ndërtimit “Beton”. Sipas Faktor, në Bursën e Maqedonisë ende nuk ka kaluar transaksioni me të cilin “Pucko Petrol” do të blinte kompaninë “Beton” të Minço Jordanov.
Për momentin ende nuk dihet shuma, por as përqindja e aksioneve me të cilin kompania e Asmir Jahoskit, djalit të ish kryetarit të komunës së Pllashicës dhe njëherë deputetit aktual të BDI-së, Ismail Jahoski, do të blinte kompaninë “Beton”.
Sipas të dhënave të publikuara në Bursë, “Beton” vitin e kaluar e ka mbyllur me humbje të mëdha prej 12,4 milionë eurove, ose rreth 760 milionë denarë.
Në strukturën aksionare të kompanisë “Beton” dominon biznesmeni i njohur, Minço Jordanov.
Për momentin ende nuk dihet se cili është interesi për blerjen e kompanisë “Beton” nga ana e kompanisë “Pucko Petrol”, por nëse merret parasysh që në fundin e vitit 2020, kompania “Pucko Petrol” bleu tokën e “Aluminës”, logjikisht pritet që kompania e ndërtimit do të shfrytëzohej për realizimin e planit të ndërtimit në këtë lokacion.
“Pucko Petrol” në dhjetor të vitit 2020 e bleu tokën e ish fabrikës “Alumina” për 18 milionë euro. Toka me sipërfaqe prej 42 mijë metra kaltërorë ishte nën pronësi të kompanisë izraelite “Gazit Glob”.
Ndryshe, “Pucko Petrol” është kompani e themeluar në vitin 1991, punon me tregti me shumicë të karburanteve dhe produkteve të ngjashme. Sipas “Klub 200”, “Pucko Petrol” në vitin 2019 ka pasur të hyra prej 46,4 milionë eurove, ose rritje të të hyrave për 13,48 për qind. Fitimi i kompanisë po këtë it ka qenë 2,8 milionë euro, ndërsa kompania numëron 164 punonjës./TV21
