A jemi pranë një regjimi të ri? Dimitrievski flet për TV21

TË FUNDIT

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është paditur penalisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, për mos veprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Dimitrievski në një lidhje direkt në lajmet qëndrore të Televizonit 21 tha se ky është një keqpërdorim klasik i pushtetit. Ai shtoi se për padin penale duhe të deklarohet MPB dhe të tregoje se ku është keqpërdorimi që është konstatuar tek Dimitrievski dhe anëtarët e tjerë të Shtabit komunal të krizës. Dimtrievski tha se edhe pse tani disa ditë kërkon nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar raportin në të cilën është konstatuar një sërë lëshimesh ai ende nuk e ka marrë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetsor dhe Sanitar para dy dite tha se ka konstatuar një sërë lëshimesh në qendrat lokale shëndetësore. Shërbimet profesionale në Kumanovë në dorën e tyre e kanë vërtetuar testimin e shtabit komunal të krizave për skrining. Nuk është bërë as anketë epidemiologjik mbi anëtarët e testuar.

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski gjithashtu do të duhet të paguajë gjobë prej 300 deri në 500 euro për shkak të mosrespektimit të vendimit për vetëizolim.

 

Градоначалникот на Куманово, Максим Димитриевски гостин во централното издание вести на ТВ21

Градоначалникот на Куманово, Максим Димитриевски гостин во централното издание вести на ТВ21

Gepostet von TV21 am Dienstag, 28. April 2020