A e dëgjoi Qeveria Mickoskin për krizën energjetike? Mickoski: Kam informacione se do të ketë takime

TË FUNDIT

Qeveria si duket ka pranuar ndihmën që ofroi lideri i  VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për furnizim me energjenca me çmim më të lirë se ajo në bursa. Mickoski sot tha se ka informacione që përfaqësues të ekzekutivit do të takohen me kompanitë të cilat ai ua sugjeroi Qeverisë, për të siguruar gaz dhe mazut, ndërsa shtoi se VMRO-DPMNE me dorëzimin e kontakteve ka mbaruar obligimin e saj.

 “Pozicionet janë dorëzuar, nga informacionet që kam unë do të ketë takime zyrtare pas një ose dy dite. Cili do të jetë rezultati, si do të shkojë procesi tutje, unë nuk mund të garantoj sepse unë nuk e kam ndërmend të futem në pjesën komerciale sepse atje ka institucione kompetente, njerëz përgjegjës që duhet atë proces ta lëvizin në atë anë”, tha Hristijan Micskoski, kryetar i VMRO-DPMNE –së.

Shefi i opozitares tha se nuk është e vërtet që Qeveria po ndihmon 72 mijë kompani në vend sepse sipas statistikave të Eurostat, kkompanitë e Maqedonisë, janë në mesin e vendeve që paguajnë rrymë më të shtrenjtë në Evropë.

 “Industria e Maqedonisë, ekonomia e Maqedonisë, kompanitë e Maqedonisë paguajnë bindshëm rrymë më të shtrenjtë në krahasim me kolegët e tyre në rajon dhe janë të 8-ët në renditjen për nga çmimi më i lartë në Evropë. Nga 40 shtet që janë në atë listë të Eurostat, kompanitë e Maqedonisë janë në vendin e 8 sipas lartësisë së çmimit që e paguajnë për rrymë elektrike”, deklaroi Hristijan Micskoski, kryetar i VMRO-DPMNE –së.

Mickoski tha se tani nuk është koha për politika ditore dhe se duhet që sa më shumë t’i ndihmohet qytetarëve dhe kompanive sepse kompanitë nuk do të mund t’ia dalin në krye me çmimin e lartë të energjisë dhe një numër i madh prej tyre do të bankrotojnë, do të mbyllin biznesin e tyre, ndërsa shumë punëtorë do të mbeten pa punë.