A do të mbajë përgjegjësi Maksim Dimitrievski? Bëri testin dhe nuk i njoftoi zyrtarët që ishin bashkë me të në Kumanovë

TË FUNDIT

Inspektorati shëndetësor ka nisiur mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Kumanovë, për të

hetuar nëse ka pasur lëshime dhe a janë respektuar rregullat epidemiologjike gjatë takimit të zyratëve të qeverisë dhe Shtabit të Krizës në Kumanovë. Pjesëtarë të të njejtit, përfshirë Kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievskin kanë dalë pozitiv me COVID-19. Kjo u morr vesh më 16 prill ndërsa një ditë më parë për vizitë ishin zyrtarë të Qeverisë me në krye Kryeministrin Oliver Spasovskin, i cili i tha TV21 se askush nuk u ka treguar se në shtabin në Kumanovë janë bërë testime, përndryshe nuk do të shkonte atje.

“Nëse do ta kishim ditur se janë bërë testime me siguri se nuk do të realizohej ai takim pune ose do të komunikonim online me Shtabin”, tha Oliver Spasovski, Kryeministër Teknik.

Edhe Ministri i Sëndetësisë Venko Filipçe pohon se nuk ka qenë në dijeni se pjesëtarët në Shtabin e Kumanovës janë testuar për COVID-19, gjithsesi shton se rreziku është i vogël që ai të jetë infektuar.

“Në anketën me epidemiologët u tha se rreziku për tu infektuar në Kumaovë është shumë i vogël për shkak të maskës që e kam mbajtur, unë dhe kolegët të morëm pjesë atje”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Gjatë gjithë ditës TV21 u përpoq të marrë përgjigje nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski se pse nuk i kishe informuar zyrtarët qeveritarë se në Shtabin e Krizës në Kumanovë janë testuar nën dyshimet për koronavirus dhe nëse Dimitrievski do të mbajë përgjegjësie për këtë papërgjegjshmëri?

Pasi pranoi të përgjigjet dhe na la në pritje për disa orë, në fund kreu i Kumanovës na tha se ka shumë punë dhe se s’mund të përgjigjet, ndërsa si përgjigje na sugjeroi të marrim raportin që sot e nxori komuna e që në fakt nuk i përgjigjej asnjërës prej pyetjeve tona.

Përveç kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, në vizitën në Kumanovë ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Arsimit Arbër Ademi. Që të katër tani janë në izolim shtëpiak.