Ende nuk dihet nëse do të ketë kandidatë konsesual mes LSDM-së dhe BDI-së. Para disa ditëve nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani tha se pas kryeministrit shqiptar, BDI si mision të radhës ka pozicionin president shqiptar, që sipas tij është i vetmi pozicion që ende ka monopol etnik. Në një intervistë për Slloboden Peçat, Osmani thotë se fuqitë nacionaliste të vendit po akuzojnë BDI-në sepse po u pengon barazia etnike.
“Fuqive nacionaliste për fat të keq ju pengon barazia, shqiptarët të fitojnë të drejta të njëjta sikur se maqedonasit. Kjo është frika e të humburit monopole dhe meqë është politikisht jo korrekte të thonë se shqiptarët na pengojnë, thonë BDI po na i zë vendet. BDI nuk po i zapton institucionet, shqiptarët hyjnë në institucione sepse për 50 vjet kanë qenë të përzënë nga institucionet. Unë isha i punësuari i parë shqiptar në vitin 2004 në Spitalin e Qytetit të Shkupit, i cili shërben 80% pacientë shqiptar sepse gravitojnë në atë spital”, tha Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.
Por a është e gatshme partia e Kovaçevskit – LSDM që në zgjedhjet presidenciale që vijojnë të dalë me kandidat të përbashkët me partinë e Ahmetit dhe po ky kandidat të jetë shqiptar? Bojan Mariçiq nga LSDM pa u përgjigjur konkretisht, thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo parti që ka për qëllim mbështetjen e anëtarësimit në BE.
“Ne si parti kemi dhënë sinjal të qartë për iniciativ për formim të një fronti europian, ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike pa marrë parasysh ideologjisë etnike, që besojnë në anëtarësimin tonë në BE në 2030 dhe që besojnë se është e vetmja rrugë për reforma dhe përfundim të të gjitha obligimeve tona”, pohoi Bojan Mariçiq – sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar – LSDM.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në muajin maj, ndërsa kandidatë kanë paralajmëruar edhe
Lidhja Europiane për Ndryshim. Ndërkohë edhe ASH nuk e ka përjashtuar mundësinë se mund ta mbështesë kandidatin e opozitës shqiptare.
