Keni shumë punë për të bërë – tha ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, duke folur për integrimin e vendit në BE. Ajo tha se pika vendimtare është korrupsioni i cili përbënë një kërcënim të madh për rrugën drejt BE-së.
“Anketat tregojnë se shtetasit Maqedonisë së Veriut e duan atë që BE-ja e do për ata, por cilat janë problemet me kryesore në shtetet e varfër? Standardë të lartë jetese, korrupsioni, kriminaliteti dhe do të doja ta tërheq atë që tanimë të gjithë e dimë, korrupsioni është korroziv për shoqërinë, ajo e dobëson demokracinë, e varros besimin tek institucionet. Nga kjo del se ballafaqimi me korrupsionin dhe sundimi i së drejtës duhet të respektohen nëse ju doni të jeni pjesë e BE-së”, tha Ami LarsonJain, ambasadore e Suedisë në RMV.
Bojan Mariçiq, Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane, thotë se është koha që gjërat duhet folur hapur. Sipas tij, duhet të punojmë fuqishëm nga sot që në 2030 të bëhemi anëtarë të BE-së.
“Mendoj se BE ja duhet të bëjë kontekst në të cilin të gjitha ato formate do të çojnë në anëtarësimin tonë në vitin 2030 në BE. Mendoj se duhet që një grup e shteteve anëtare të inkurajohen dhe ta hapin këtë pyetje në këtë mënyrë që duhet të caktohet data për ose të themi vit indikativ për zgjerimin e ardhshëm e cila do të jetë e plotësuar sigurisht me suksese dhe përparim në reformat që janë të rëndësishme edhe gjatë kohës së negociatave, d.m.th. jo e dhënë dhe e garantuar paraprakisht dhe mendoj se nëse ndodh kjo kredibiliteti i BE –së dhe shteteve anëtare do të ngjitet lartë” , tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje Evropiane.
Këto diskutime u bënë në kuadër të forumit “Rruga drejt 2030” për anëtarësim të Maqedonisë në BE-së. Aty kishte edhe përfaqësues të shteteve të ndryshme europiane ku si problem përmenden edhe lajmet e rrejshme në vend, ikjen e të rinjve dhe perspektivën më të mirë për të rinjtë…
