A do të arrijë “Ada”, asistentja digjitale e Qeverisë, të zëvendësojë të punësuarit në administratën shtetërore!? Kjo asistencë e bazuar në inteligjencë artificiale punon 24/7 me orar të plotë, kurse sipas një raporti të bankës “Goldman Sachs”, inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende të punës në botë me orar të plotë.
Pyetëm Qeverinë, nëse “Ada” mund të sjell largime nga puna të ndonjë administratori. Por Qeveria ndonëse promovoi “Ada-n” për efikasitet më të madh në shërbimet e administratës, iu deshën plot 4 orë që të përgjigjën në pyetjen tonë.
“Kryerja e funksioneve të Ada-së dhe shërbimeve të punësuar ka të bëjë me pjesën informative në të cilën investitorët njihen me mundësitë për të investuar në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo në drejtim të standardizimit të informacionit dhe të dhënave të ofruara, disponueshmërisë më të gjerë për përdoruesit, duke reduktuar kohën e nevojshme që një informacion të arrijë tek përdoruesi fundor, si dhe filtrimi fillestar i përshtatshmërisë së një subjekti të caktuar për t’u bërë përfitues i mbështetjes financiare nga shteti.”- thanë nga Qeveria e RMV-së.
Meqenëse “Ada” është administratorja me e re e qeverisë, sot provuam të shohim se si funksionin/ Pyetëm se cilat janë thirrjet aktive ne Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik?
Ada u përgjigj se momentalisht në FIZHT ka vetëm një thirrje aktive dhe pastaj na tregoi më shumë detaje dhe na dërgoi linkun e thirrjes.
Ndonëse në shumë raste qytetarët kanë problem gjuhën e komunikimit dhe në rast se Ada të përgjigjet në gjuhën maqedonase dhe nuk e kupton ose anasjelltas atëherë vetëm duhet t’ia kërkosh që të flasë në gjuhën që t’i e kupton, shqip ose anglisht.
“ Thënë thjeshtë asistenti digjital është njëjtë sikur të keni qasje deri tek punonjësi më i mirë i sportelit, i cili është i qasshme 24/7, e keni në kontaktet tuaja në aplikacionin e preferuar për biseda dhe i cili mund të ju shërbejë me gjithçka që ju intereson dhe që është e lidhur me institucionin në korniza të njohurisë së tij”- tha Nino Karas, Kodvell.
Përndryshe inteligjenca artificiale është aftësi e kompjuterit ose e ndonjë roboti i kontrolluar nga kompjuteri që të kryej punë të cilat zakonisht I kryejnë njerëzit sepse është e nevojshme inteligjencë njerëzore.
