Gjykata e Beogradit e ka liruar sot nga arresti avokatin beogradas Dejan Kërstiq lidhur me dyshimet se përmes rrjeteve sociale e ka kërcënuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe disa ministra deh e ka lëshuar të mbrohet në liri, i ka thënë agjencisë Tanjug mbrojtësi i Kërstiqit, Dragan Palibërk.
Kërstiqi është ndaluar sot dhe është marrë në pyetje në Prokurorinë për kriminalitet të teknologjisë së lartë të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka propozuar që t’i caktohet masa e arrestit, porse gjykatësi për procedurë paraprake e ka hedhur poshtë propozimin, ka thënë mbrojtësi Palibërk.
Më herët sot policia ka njoftuar se në dy operacione të ndara ka arrestuar personat D.K. (44) dhe M.M. (52), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë.
Policia, sipas komunikatës, gjatë kontrollit të banesave të të dyshuarve, përkohësisht ka konfiskuar pajisjet kompjuterike që janë përdorur për të dërguar kërcënime përmes rrjeteve sociale.
