Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke arsyetuar para deputetëve ridërgimin e amandamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Speciales, tha se Qeveria urgjentisht do të mbajë një mbledhje e Qeverisë së Kosovës, ku dy projektligjet për Gjykatën Speciale do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, Qeveria do të kërkojë që sot të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në mënyrë që të votohen dy projektligjet për Gjykatën Speciale.
Mustafa tha se zbardha e së vërtetës për disa dyshime të gjatë luftës dhe pasluftës është një sfidë që duhet zbardhur.
Ai tha se Kosova duhet të tregon që është e përgjegjshme të përmbush obligimet që ka marr.
“Riprocedimi ruan sovranitetin e Kosovës. Për neve do të jetë e dëmshme që për këtë çështje të vendoset në bazë të rezolutës 1244 “, ka thënë Mustafa.
Ai tha se do të kishte qenë shumë mirë që ky proces të zhvillohet në Kosovë por për fat të keq dështimet në sistemin e drejtësisë kanë humbur besimin e ndërkombëtarëve që ky proces të zhvillohet në Kosovë.
