Organizata Joqeveritare “AVONET” përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj veprimit të kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili sipas kësaj organizate mbylli për një orë dyert e komunës për qytetarët.
Sot, kjo komunë, prej orës 08:05 deri në 09:00 ka mbyllur dyert e saj pa dhënë ndonjë sqarim për qytetarët.
“Komuna e Ferizaj nuk ka të drejtë që të mohon të drejtën e qasjes së qytetarëve të saj për të realizuar kërkesat e tyre në shërbimet që ofron komuna”,thuhet në këtë komunikatë të nënshkruar nga Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i “AVONET-it”.
Gjithashtu, “AVONET”, u bëjn thirrje MAPL-së dhe organeve të drejtësisë që ta hetojnë këtë rast për mohimin e drejtës së lirë të qytetarëve në kryerjen e shërbimeve komunale./21MEDIA
