Real Madridi me lëndime kundër Atleticos

TË FUNDIT

Real Madridi do të luaje pa Karim Benzema në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit për çerekfinalet e Ligës se Kampioneve.

Ylli francez nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe është i detyruar që ndeshjen ta ndjeke nga tribunat.

Real Madridi nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar mungesën e sulmuesit Karim Benzema për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit të mërkurën në mbrëmje.

Ai vuan nga një dëmtim në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për dhjetë ditë deri në dy javë, transmeton “AFP”.

Gjithashtu, trajneri Ancelotti nuk mund të llogarisë edhe dyshen Luka Modric e Gareth Bale, po ashtu të dëmtuar.