Shembet një urë hekurudhore në Rusi (VIDEO)

TË FUNDIT

Përmbytjet nga lumi Kola dhe shkrirja e akullit tërësisht i dëmtuan muret mbrojtëse të urës hekurudhore në Murmansk, Rusi, e cila pastaj u shemb.

Hekurudha premtoi se përsëri do të bëjë rekonstruktimin e urës në afat prej pesë ditëve, ndërsa deri atëherë udhëtarët do të transportohen me autobus.

Ura është ndërtuar në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, ndërsa para gjashtë viteve janë bërë përmirësime./MIA