Moti i ligë i parë tropikal i sivjetëm, që e mori emrin Amanda, dje ka vërshuar disa pjesë të Amerikën qendrore, ndërsa në vërshimet e kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, kumtuan autoritetet e El Salvador.
Një fëmijë tetë vjeçar është një prej viktimave, ndërsa prefekti i San Salvador, Ernesto Majson, kumtoi se në motin e ligë janë shkatërruar 50 shtëpi, ndërsa qindra persona janë evakuuar për shkak të derdhjes së lumenjve, transmetojnë mediumet amerikane.
Presidenti i vendit, Naxhib Bukele, shpalli 15 ditë gjendje të jashtëzakonshme për t’i ndihmuar vendit të përballet me reshjet e fuqishme që filluan para dy dite, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Mario Duran deklaroi se vendi është në gjendje kritike.
Stuhia tropikale sot në mëngjes kishte edhe erëra prej 65 kilometrave në orë, por së shpejti u dobësua dhe u shndërrua në depresion tropikal me erëra prej 55 kilometrave në orë, por më vonë në Guatemala, gjatë orëve të pasdites sërish ka pasur erëra prej 75 kilometrave në orë.
Meteorologët parashikojnë se stuhia pritet të dobësohet gjatë natës.
Moti i ligë pritet të sjell shi prej 25 deri në 38 centimetra në një metër katrorë në El Salvador, në jug të Guatemalës, në perëndim të Hondurasit dhe në jug të Meksikës, ndërsa më pak reshje priten në pjesë të Nikaraguas dhe të Belizesë.
