Bllokada para ndërtesës së Qeverisë filloi me një minutë heshtje dhe një fjalim nga nëna e 21-vjeçares nga Manastiri, e cila u rrah nga i dashuri i saj.
Qindra qytetarë u mblodhën para Qeverisë, me brohoritje bënë thirrje për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësinë e tyre pas incidentit të fundit të dhunës në Ohër.
Nisma qytetare “Asnjë më shumë” vendosi gjithashtu një pankartë para ndërtesës së Qeverisë, në të cilën qytetarët dhe aktivistët shkruan mesazhe mbështetëse për gratë viktima të dhunës, si dhe thirrje drejtuar institucioneve për të ndërmarrë veprime në kohën e duhur. Organizatorët e bllokadës deklaruan se do t’i lënë këto mesazhe para Qeverisë, në mënyrë që të gjithë t’i shohin ato.
“Unë një herë e kam denoncuar, por ajo e ka tërhequr kallëzimin sepse më tha nënë pastaj ku do të shkoj, ishte e frikësuar. Tani të jem e sinqertë habitem si e gjeti forcën, i falënderohem Zotit që ajo mblodhi kurajën për të denoncuar pas një viti ushtrim të dhunës. Kjo situatë duhet patjetër të ndalet dhe dhunuesi patjetër duhet të jep përgjegjësi. Sado të kundërpërgjigjet ai, çfarë të dojë të bëjë me ato gënjeshtra nuk do të zmbrapsemi do i shkojmë kësaj pune deri në fund”, deklaroi Beti Angellovska, nëna e vajzës së re nga Manastiri.
Ato kërkojnë edhe shqyrtimin e pavarur i veprimeve të ndërmarra nga policia, Prokuroria Publike dhe shërbimet sociale në të gjitha rastet e përfshirë të fundit që përfshin një vajzë 17-vjeçare nga Bogdanci.
Duke pasur parasysh rritjen prej 70% të rasteve të raportuara të dhunës në familje, nisma qytetare “Asnjë më shumë” paraqiti 6 kërkesa me afate të përcaktuara drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë:
“Amendamente ligjore deri më 10 dhjetor. Miratimi urgjent i ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, të cilat iu dorëzuan Kuvendit më 26 gusht. Një paketë prej tetë ligjesh: Finalizimi i ndryshimeve në tetë ligje – përfshirë Ligjin për Policinë dhe Ligjin e Familjes – të cilat janë duke u përgatitur nga një grup pune i themeluar në prill të vitit 2026. Të paktën 200 milionë denarë në Buxhetin e vitit 2027: Ndarja e fondeve të dedikuara për shërbime mbështetëse të specializuara për viktimat, si dhe për programe parandaluese për autorët e dhunës. Mbikëqyrje parlamentare me afate të përcaktuara: Miratimi dhe bërja publike e konkluzioneve nga seanca e mbikëqyrjes parlamentare mbi dhunën me bazë gjinore, duke përfshirë mekanizma të qartë monitorimi”, thonë nga “Asnjë më shumë”.
Organizatorët deklaruan se protestat dhe bllokadat do të vazhdojnë derisa institucionet të garantojnë procedura gjyqësore të plota dhe të drejta. Ata u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së radhës të mërkurën, më 25 nëntor, në orën 17:00, në parkun “Gruaja Luftëtare” para Kuvendit.
