Një 63-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria pasi policia ka gjetur 28 pistoleta për sinjalizim me dritë dhe zë, për të cilat nuk kishte leje, përcjell TV21. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi me inicialet L.M. është arrestuar gjatë një kontrolli në hapësirën afariste në pronësi të tij. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe Departamentin për Çështje Civile të MPB-së. I dyshuari është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
