Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë lumit Vardar do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup. gjithashtu, pritet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë Celsius.
Sipas sinoptikantëve, do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe i qëndrueshëm – përveç të premtes, kur do të ketë reshje të lehta lokale, të cilat në malet më të larta do të jenë prej bore.
