Trumpi e paraqet veten si udhëheqës që “solli paqen”

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur fjalimin e tij të së martës duke argumentuar se, ndërsa udhëheqës të tjerë kanë folur për paqen, ai është dikush që e ka “sjellë paqen”.

“Si president i kombit më të jashtëzakonshëm në histori, nuk kam asnjë interes të lejoj që rreziqet të shtohen edhe për një ditë tjetër”, ka thënë Trumpi, duke iu përmbajtur me përpikëri tekstit të përgatitur për fjalimin e tij.

“Pra, ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqen, unë kam sjellë paqen. Ndërsa të tjerët i kanë shpërfillur kërcënimet, unë u jam kundërvënë atyre. Ndërsa të tjerët kanë folur për guximin, Amerika e ka treguar atë. Ndërsa të tjerët kanë premtuar forcë, unë e kam përdorur atë për ta bërë Amerikën vendin më të fuqishëm në botë”, ka deklaruar Trumpi.

Presidenti ka thënë se nuk kishte “shembull më të mirë” të një kërcënimi të tillë, dhe të përballjes së Amerikës me të sesa Irani”.

“Nuk ka shembull më të mirë të një rreziku, të cilit iu lejua të forcohej duke vënë në rrezik botën, sesa sponsori numër një i terrorit, Republika Islamike e Iranit”, ka thënë Trumpi.