Basketbollisti nga Shkupi, Rezart Memedi është transferuar te skuadra Bora por do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.
Memedi tha se se më kënaqësi ka pranuar ftesën e Bora Basketball dhe shtoi se puna e tij për t’i dhënë më të mirën klubit fillon që sot
“Me kënaqësi pranova ofertën e Bora Basketball për t’iu bashkangjitur planit dhe vizionit ambicioz të klubit të ri elitar në Superligë. Puna ima për t’i dhënë më të mirën klubit fillon që sot dhe me padurim pres startin e sezonit të ri. Besoj se me përkushtimin dhe profesionalizmin e bashkëlojtarëve dhe stafit menaxhues, do të jemi ‘game-changers’ të Superligës kosovare”, ka thënë Rezart Memedi.
Më parë, basketbollisti ishte pjesë e e skuadrave si Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Aurora e KB Shkupi, që është më i dalluari te gjeneratat e reja te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.
