Kryeministri serb, Millosh Vuçeviqi ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së dhe liderit Hristijan Mickoski për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu uroi edhe kandidaten e VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova për fitoren.
“Urime të përzemërta deri te VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski për fitoren e bindshme në zgjedhjet parlamentare, si dhe deri te Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Vuçeviq në rrjetin social X.
Ai thotë se në periudhën e ardhshme do të arrihen përparime shtesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Jam i lumtur për bashkëpunimin për të mirën e të dyja vendeve dhe të dy popujve”, theksoi Vuçeviq.
