Irani nis sulm me dronë ndaj Izraelit

TË FUNDIT

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Dronët e tipit Shahed vlerësohet se kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve.

Ata konsiderohen si vala e pare e sulmit frontal që republika islamike po ndërmerr në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës së saj në Damask. 

Izraeli ka njoftuar se mbrojtja e tij ajrore është funksionale dhe forcat e armatosura në gadishmeri.

Presidenti amerikan Biden ndërpreu pushimet dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë për konsultime me këshilltarët.