Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Merret vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.
Më tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.
_____________
Presidentja e Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati, teksa ka thënë se bashkëndjen me ta për t’i kaluar këto momente të vështira.
”Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!”, thuhet në telegramin e Osmanit.
