“E qëlloi me armë punëtorin e tij”, Shaban Gogaj shpallet fajtor për vrasjen e Agonis Tetajt

TË FUNDIT

Shaban Gogaj është është shpallur fajtor për vrasjen e Agonis Tetaj.

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.

Ky është verdikti i dytë i gjyqësorit për këtë rast.

Më 12 tetor të vitit 2022, Gogaj ishte dënuar me 7 vite e gjysmë burgim për vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje. Ky vendim nuk e kishte kaluar filtrin e Gjykatës së Apelit, me ç’rast lënda u kthye në rigjykim.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, thotë se me 23 shtator 2018, në kompaninë, “Gogaj AG”, Shaban Gogaj ishte acaruar pas një telefonate. Pastaj ai ishte larguar në drejtim të disa rafteve të marketit, bashkë me dy dëshmitarët e rastit, A.H. dhe F.Z.

Sipas aktakuzës, pas bisedës, Gogaj shkoi tek arka ku nga sirtari nxori revolen e tipit “Beretta”, e vendosi karikatorin dhe mori në shenjë Agonis Tetajn, i cili ishte punëtor në kompanisë Gogaj, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe dukë e lënë atë të vrarë.