Shqiptari nga Kosova dhe 23-vjeçarja gjermano-irakiane rrezikojnë burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë

TË FUNDIT

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se kërkoi një vajzë të ngjashme me veten në Instagram dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj. Gruaja, e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një “Mercedes” të parkuar në Ingolstadt, Gjermani.

Disa anëtarë të familjes së saj madje kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane. Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, raportoi The Guardian.