Ben Uallas jep dorëheqjen nga posti i Sekretarit britanik të Mbrojtjes, zëvendësohet nga Grant Shaps

TË FUNDIT

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Uallas (Wallace) ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, duke u zëvendësuar nga Grant Shaps (Shapps).

53-vjeçari Uallas, i cili luajti një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, së fundmi kishte paralajmëruar se dëshironte të largohej nga jeta politike pas nëntë vitesh në qeveri, përfshirë katër në mbrojtje.

“Unë u zgjodha deputet në vitin 2005 dhe pas gjithë këtyre viteve është koha të investoj në aspekte të jetës sime që i kam lënë pas dore dhe të eksploroj mundësi të reja,” shkruan ai në letrën e dorëheqjes së tij të publikuar nga zyra e kryeministrit Rishi Sunak.

Uallas, ish-kapiten i ushtrisë britanike, u emërua në postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 2019 nga ish-kryeministri Boris Xhonson (Johnson).

Nga ana tjetër, pasardhësi Shaps, i cili së fundmi shërbeu si Sekretar për Sigurinë Energjetike, ka shërbyer si Sekretar i Brendshëm, Sekretar Biznesi, Transporti dhe kryetar i Partisë