Fabrika evropiane të armëve kërkojnë punëtorë: Ofrojnë banesa, shujta falas – të mirëseardhur edhe pensionistët

TË FUNDIT

Fabrika të cilat prodhojnë armë në Evropën Qendrore përpiqen të gjejnë punëtorë shtesë. Për shkak të luftës në Ukrainë, kërkesa për armë është rritur. Industria e armatimit në Poloni dhe Çeki prodhon granata dhe materiale të tjera artilerish me ritmin më të shpejtë që nga rrëzimi i murit të Berlinit, shkruan Sky News.

Kompanitë e kanë rritur prodhimin që ta furnizojnë Ukrainën dhe ta përmbushin kërkesën botërore, ndërkaq shtetet i rrisin shpenzimet për mbrojtje. Sipas kësaj, është rritur edhe kërkesa për fuqinë punëtorë. Një kompani, prodhues çek i municionit dhe granatash artilerish STV Group, ndërton banesa për të punësuarit e rinj dhe siguron shujta falas në mensë për pensionistët që janë të gatshëm të punojnë.

Vitin e kaluar, kompania polake e teknologjisë së armatimit WB Group, ka filluar fushatën për angazhimin e grave në linjat e montimit, për të cilat paraprakisht kryesisht kanë qenë të angazhuar meshkuj. Qeveria çeke ka filluar bisedimet për angazhimin e qindra mijëra refugjatëve të Ukrainës, prej të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë, që t’u ndihmojnë kompanive të gjejnë punëtorë./TV21