Kandidati për president i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu u kërkon mbështetësve të përgatiten për një natë të gjatë dhe që njerëzit që punojnë në zgjedhje të qëndrojnë në pozicionet e tyre.
“Sonte nuk ka gjumë o populli im”, ka shkruar ai në Twitter, duke u bërë thirrje përgjegjësve të kutive të qëndrojnë në vendet e tyre.
Ai paralajmëroi komisionin zgjedhor se “duhet të sigurojë futjen e të dhënave nga provincat”.
