Katër të vrarë nga të shtënat me armë pranë një sinagoge në Tuniz

TË FUNDIT

Dy vizitorë dhe dy roje sigurie janë vrarë në një sulm me armë pranë sinagogës më të vjetër të Afrikës, në ishullin tunizian të Djerba ndërsa katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë mbetën të plagosur.

Sulmi ndodhi gjatë një pelegrinazhi vjetor në ishull, i cili tërheq vizitorë hebrenj nga Evropa dhe Izraeli.

Sipas BBC, një roje vrau partnerin e tij përpara se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë pranë sinagogës e më pas të vetëvritej.

Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë.

Nuk është hera e parë që sinagoga 2500-vjeçare vihet në shënjestër. Në vitin 2002, një sulm me bombë, të cilin e morën përgjegjësinë militantët islamikë të Al-Kaedës, vrau më shumë se 20 njerëz në ishull.

Tunizia është një vend me shumicë myslimane, por Xherba është shtëpia e qindra hebrenjve.