Operatori polak i naftësjellësit Pern ka zbuluar dje rrjedhje në një linjë të naftësjellësit Druzhba që transporton naftë nga Rusia në Evropë.
Pern tha se shkaku i rrjedhjes nuk dihet aktualisht. Ai u zbulua në një pjesë të tubit rreth 70 kilometra nga qyteti qendror polak Plock.
“Tubacioni i dytë dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së Pernit po funksionojnë normalisht”, informoi Pern.
“Për momentin të gjitha shërbimet e Pernit (teknike, operacionale, zjarrfikëse të brendshme dhe mbrojtje mjedisore) janë duke marrë masat e parashikuara për këtë lloj situate”, theksojnë nga kompania.
