Kuleba: Putini është terrorist që flet me raketa

TË FUNDIT

E vetmja taktikë e Putinit është terrori ndaj qyteteve paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta thyejë Ukrainën, ka shkruar në Tuiter ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba.

“Kjo është edhe përgjigja e tij për të gjithë qetësuesit që duan të flasin me të për paqen: Putin është një terrorist që flet me raketa”, theksoi Kuleba në lidhje me sulmet e sotme ruse në Kiev dhe disa qytete të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi se në serinë e sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha të Ukrainës pati të vdekur dhe të plagosur.

Ai më parë tha se rusët “po përpiqen të shkatërrojnë” Ukrainën dhe ta fshijnë atë nga faqja e dheut.