Papa Françesku e luti Putinin që ta ndalojë spiralen e dhunës dhe shprehu keqardhje për aneksimin e rajoneve ukrainase

TË FUNDIT

Papa Françesku sot “e luti” presidentit rus Vladimir Putin “ta ndalojë spiralen e dhunës” në Ukrainë dhe shprehu keqardhje të thellë për aneksimin e rajoneve ukrainase, që është “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Nga sheshi “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa iu drejtua presidentit rus, duke e lutur, “ndër të tjera, nga dashuria për popullin e tij, të ndalojë me këtë spirale ë dhunës dhe vdekjes”.

Për herë të parë nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, më 24 shkurt, Papa Françesku në fjalimin e tij në mënyrë eksplicite e përmend presidentin rus.

Papa për herë të parë foli edhe për aneksimin rus të territoreve ukrainase, duke i dënuar “këto lëvizje të fundit që janë në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare”.

Papa, gjithashtu, bëri apel të fuqishëm ndaj presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, duke i bërë thirrje që të jetë “i hapur për të gjitha propozimet serioze për paqe”.

Duke e dënuar edhe një herë “çmendurinë” dhe “tmerrin” e luftës, Papa Françesku insistoi në respektimin e shenjtërisë së jetës së njerëzve dhe “sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo vendi”.

Selia e Shenjtë nga 24 shkurti dhe fillimi i pushtimit ndaj Ukrainës, tenton ta ruajë baraspeshën e ndjeshme diplomatik me të dy vendet. Paraprakisht, Papa e dënoi luftën “mizore dhe të pakuptimtë”, duke e lënë të hapur mundësinë për dialog me Moskën.