Skandali ‘Uber’, si korruptoi kompania amerikane politikanët dhe minoi tregjet?

TË FUNDIT

E kaluara përndjek presidentin francez Emmanuel Macron, një nga liderët e njollosur nga skandali i “Uber”.

Një investigim i gjerë gazetaresk pas rrjedhjes së disa mijëra dokumenteve të brendshme të kompanisë tregoi se si figura politike kyçe nga e gjithë bota kishin marrë pjesë në implementimin brutal të strategjisë së saj, në dëm të të drejtave të shkelura të punëtorëve.

 “Emmanuel Macron është një figurë e spikatur në këtë aferë. Po ashtu Joe Biden dhe një dyzinë ish-anëtarësh të administratës Obama, disa prej të cilëve të hershëm, ishin në duart e skemës së “Uber”, që në praktikë i jep fund mbrojtjes së punëtorëve dhe të drejtave të tyre,” – u shpreh Dean Starkman nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë.